Google ADS

Barack Obama: Bëni si them unë, jo si bëj unë

00:44 | 12 Maj 2017
Trina Galanxhi

Pjesëmarrja e ish –presidentit amerikan Barack Obama në samitin për ndryshimet klimatike në Milano ka ngjallur polemika.

Ai u ul në aeroport me një avion privat dhe udhëtoi drejt qytetit me një autokolonjë prej 14 makinash. Dhe të mendosh që ai do të fliste për ashpërsimin e masave për të ulur nivelin e ndotjes.

Një helikopter u përdor gjithashtu për sigurinë e tij, raporton lapsi.al.

“Duket sikur Obama ka marrë një faqe nga libri i Leonardo DiCaprio ‘bëj si them unë, jo si bëj unë’, shkruante konservativja Indipendent Journal Review.

Vitin e kaluar aktori u kritikua se përdori një avion privat nga Cannes në New York për të marrë pjesë në dhënien e një çmimi për mbrojtjen e mjedisit. Ai përdori një tjëtër avion privat për të shkuar sërish në Cannes, pasi mori çmimin, shkruan Daily Mail.

Të martën Obama mbajti një fjalim para 3 500 personave, të cilët kishin paguar secili nga 850 euro për biletën, shkruan The Times.

Kjo i çoi në rritjen e fondit të Fondacionit Obama me afro 3 milionë euro, fondacion që u krijua për të ndihmuar në projektin e tij për “ripërtëritjen dhe progresin global”, transmeton lapsi.al

Obama shpenzoi 20 mijë dollarë për të qëndruar dy ditë në një vilë në Toskanë dhe në një hotel me 5 yje në Milano.

Ai njoftohet se mori dy kate të hotelit Park Hyatt – ku suitat presidenciale kushtojnë thuajse 10 mijë dollarë nata.

Ish presidenti amerikan u shoqërua nga 300 policë dhe helikopterë.

Vizita e tij në Itali shkakton debatin e parë publik për ish –presidentin që nga koha kur ai la Shtëpinë e Bardhë.

Të hënën ai zhvilloi një takim privat me ish –kryeministrin Italian Matteo Renzi, i cili dha dorëheqjen nga posti në dhjetor dhe tani drejton Partinë Demokratike.

“Dy liderat kanë qenë partnerë të afërt dhe u bënë miq të mirë gjatë kohës që ishin në funksionet publike” tha zëdhënësi i tij në një deklaratë.

Më pas ai vizitoi galerinë e artitt “Pinacoteca Ambrosiana” – e mbushur me vepra të Leonardo Da Vinci dhe Caravaggio – përpara se të ndalonte në katedralen e qytetit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme