Milaim Zeka: Gjergj Dedaj u bë zv.ministër që të mos tregojë se si u rrah nga UÇK-ja

23:57 | 11 Maj 2017
Trina Galanxhi

Gazetari Milaim Zeka ka lëshuar akuza në drejtim të udhëheqjes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai ka pohuar se njerëz të caktuar janë emëruar në poste publike, vetëm për t’i fshehur abuzimet e bëra gjatë luftës nga UÇK’ja.

Zeka ka thënë në RTV Dukagjini se Gjergj Dedaj është emëruar zëvendësministër në Qeverinë e Kosovës, vetëm e vetëm që të mos tregojë se si është rrahur nga UÇK në kohën e luftës.

Zekaj ka folur edhe për vrasjet e periudhës së luftës dhe të pasluftës, duke thënë se pret që Gjykata Speciale t’i zbardhë shumë prej tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme