Bahtiri për rrëzimin e qeverisë: Dy armiq nuk ulen në një sofër

21:19 | 11 Maj 2017
M. A.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës nga radhët e AKR-së në emisionin Politikë në Tribuna Channel është shprehur se e ka pritur më herët rrëzimin e kryeministrit Mustafa pasi dy armiq nuk ulen në një sofër.

“Ska qenë befasi për mu se e kam ditë që ky koalicion nuk do të shkonte në fund se keq u nis e keq ka përfunduar. Në një sofër nuk shkojnë 2 armiq politik. Nuk dihej se kush ishte kryeministër e ishte e qartë se nuk do të shkonte deri në fund. Si mundet një kryeministër të ketë aso pengesash që dikush ta kushtëzoje. Mustafa ka pas shumë vështirë në këtë qeverisje edhe nga opozita e nga pozita”, ka thënë Bahtiri./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme