Adem Salihaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar LDK-ja nuk mund ta kontestojë Hashim Thaçin si presidenti të Kosovës, pasi që tani ai është institucion kushtetues.
“Ka qenë reagim i shpejt, pavarësisht se është nga partia ime. Nuk është dashur të bëhet. Ai është tash institucion kushtetues dhe ti s’mund të mos e njohësh. Në fund të fundit me votat e partisë sonë është zgjedhur president Thaçi, nuk është zgjedhur me votat e dikujt tjetër. Po ta kishim pas këtë qëndrim me kohë, ka një logjikë edhe pse në aspektin juridik kushtetues jo. Kur ka qenë çështja e zgjedhjes së Hashim Thaçit president ne kemi diskutuar shumë. Kemi diskutuar edhe me kryeministrin që të mos e bëjmë këtë gabim sepse do ta fuqizojmë një parti e cila nuk ka qëllime të mira për Kosovën”, ka thënë Salihaj sot në emisionin “n’Kuvend” të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).
Salihaj ka vlerësuar se zhvillimet për mocionin ndaj qeverisë kanë qenë të pritshme. “Bindja jonë ka qenë se mocioni i Nismës është mocion i PDK-së”, ka thënë ai.
Sipas tij dëshmia është se edhe Kadri Veseli ka filluar fushatën duke takuar qytetarët.
Ai ka thënë se LDK-ja ka pasur unitet në kohët e fundit. “Të gjitha partitë i ka bashkuar një qëllim rreth mocionit”, ka thënë ai.
Sipas tij dy partitë AAK dhe Nisma janë më të afras me PDK-në, kurse VV-ja deri jo. Salihaj ka thënë se edhe minoritet kanë qenë në përkrahje gjithherë.
Ai ka thënë se i ka pasur disa vija të kuqe.
‘Insistimi im ka qenë të përmbahemi parimeve të lirisë, demokracisë, të sundimit të ligjit etj. LDK-ja nuk ka të përbashkëta me këto partitë që ka qenë në koalicion”, ka thënë ai. Salihaj, ka thënë se PDK-LDK ka qenë koalicion i krijuar nga ndërkombëtarët. Ai ka thënë se nuk beson se do të hakmerren ndaj tij për të mos futur në lista për deputet nga LDK-ja.
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...