Google ADS

Futbollisti shqiptar, lojtari i muajit në Zvicër (FOTO)

19:51 | 11 Maj 2017
Arbresh.info

Njëri nga futbollistët më të mirë shqiptarë muajve të fundit, padyshim që është Ezgjan Aliovski.

Anësori i Luganos, ka shkëlqyer me gola të shumtë dhe asistime këtë edicion me fanellën e Luganos.

25-vjeçari së fundmi ka marrë çmimin si futbollisti më i mirë i muajit prill në elitën e futbollit zviceran.

Aliovski ka marrë 31,7% të votave nga 10 mijë lexues të gazetës më të madhe në Zvicër, Blick.

Futbollisti këmbëshpejtë ka mposhtur në garë talentin e Baselit, Manuel Akanji, sulmuesin e Grasshoppers, Munas Dabbur dhe brazilianin Caio.

Në garë për këtë çmim ishte edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Armando Sadiku që mori 14,8% të votave.

Aliovski futbollisti i muajit në Zvicër

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme