Shumica parlamentare duhet të formojë qeverinë e re edhe pa mandat nga presidenti i shtetit George Ivanov, vlerëson një pjesë e ekspertëve juridik.
Sipas profesorit Bekim Kadriu, kreu i shtetit nuk ka shumë hapësirë për manovrime të tjera politike.
“Nëse kryetari i shtetit vendos mos e jep mandatin megjithatë kuvendi përsëri do të ketë kompetencë që të bëjë zgjedhje të qeverisë dhe do ta zgjedhë qeverinë pa mandatin e Ivanovit. Do ta përsëris një qëndrim, ne nuk mund të jemi peng e shkeljes së Kushtetutës nga Ivanovi por edhe nga ana e kushdo qoftë tjetër. Presidenti i shtetit është thënë se shumë shpesh bënë shkelje të detyrës zyrtare, bënë vepër penale – keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe nuk mund me kryerje të veprave të këtilla të bllokohet themelimi ligjor i institucioneve, të bllokohet konstituimi i institucioneve qendrore”, ka thënë Kadriu. Për profesorin Temellko Ristevski presidenti i shtetit George Ivanov me mos-dorëzimin e mandatit bënë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe përveç që do të mbajë përgjegjësi politike, duhet të mbajë edhe përgjegjësi penale.
“Kryetari i shtetit patjetër të jep mandatin, në të kundërt ai është në kundërshtim me dëshirën e shumicës së qytetarëve. Ai nuk është përmbi qytetarëve, ai është individ dhe duhet të respektojë dëshirën e shumicës parlamentare. Nëse këtë nuk e bënë, ai bënë shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe duhet të mbajë përgjegjësi politike, por edhe përgjegjësi penale”, ka thënë Ristevski. Kadriu dhe Ristevski vlerësojnë se skenat e përgjakshme të 27 prillit nuk do të përsëriten në rast që shumica parlamentare formon qeverinë e re pa mandat nga kryetari i shtetit. Ata thanë se sot rrethanat janë ndryshuar dhe se vizita e fundit e zëvendës-ndihmësit të sekretarit shtetëror të SHBA-ve Hojt Ji dhe zbutja e qëndrimit të Ivanovit në lidhje me mandatin, janë sinjale pozitive se kriza shkon drejt zgjidhjes paqësore./Arbresh.info/
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...