Zgjedhjet i kushtojnë Kosovës 5 milionë euro, vetëm 10 ditë fushatë

17:34 | 11 Maj 2017
M. A.

Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, është vendosur që për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, që do të mbahen me 11 qershor, të ndahet një buxhet në vlerë prej 4,944,900 euro.

Këtë lajm e ka dhënë Eugen Cakolli, nga KDI, që monitoron zgjedhjet dhe proceset rreth tyre.

“Po ashtu, sa i përket afateve për aktivitete zgjedhore, KQZ vendosi që fushata parazgjedhore të zgjasë 10 ditë, përkatësisht prej datës 31 maj deri më 9 qershor”, ka thënë Cakolli. “Afati i fundit për certifikimin e subjekteve politike u vendos që të jetë data 19 maj, ndërsa për koalicione parazgjedhore 16 maj”, ka thënë më tej ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme