Google ADS

Ky është mesazhi i Thaçit për partitë politike

17:34 | 11 Maj 2017
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të jenë në krye të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve.

Këto komente Thaçi i ka bërë përmes rrjetit social Facebook, ku edhe ka konfirmuar edhe njëherë vendosjen e datës së zgjedhjeve, 11 qershor 2017

Thaçi ka shtuar gjithashtu se kërkon nga partitë që edhe këtë herë të tregojnë kulturë të lartë politike para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

Ky është postimi i plotë:

Pas konsultave me përfaqësues të partive politike si dhe me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mbështetur në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, kam marrë vendim që data e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të jetë 11 qershor 2017.

Kërkoj nga institucionet e Kosovës që, si gjithmonë, të jenë në krye te detyrës dhe në shërbim të qytetarëve.

Nga partitë politike kërkojmë që edhe këtë herë të tregojnë kulturë të lartë politike para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke dëshmuar edhe njëherë se Kosova mbetet shembull në rajon për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Një proces i ndershëm, demokratik dhe i pranuar nga të gjithë duhet të jetë pikësynimi jonë i përbashkët. HTH/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme