Në emër të shumicës parlamentare LSDM-ja në një nga ditët në vijim do t’i dërgoj presidentit Ivanov garancitë e kërkuar për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re.
Sipas LSDM-së, programi për punën e qeverisë është garancia më e mirë për ruajtjen e karakterit unitar të shtetit dhe se Ivanov sa më parë duhet të jep mandatin të nominuarit të saj për kryeministër Zoran Zaev.
“Të gjithë shumë mirë i dini garancitë e shumicës së re parlamentare për unitarizmin e shtetit. Në fakt unitarizmi në asnjë moment nuk ishte i rrezikuar. Këtë shumë mirë e dini dhe sapo të krijohen kushte, një orë e më parë atë që e kemi deklaruar në programin për qeverisje do t’ia themi edhe Ivanovit. Është koha e fundit që ai të respektoj Kushtetutën dhe sa më parë t’i jep mandatin ZoranZaevit dhe të formohet qeveri të re”, tha DamjanMançevski, nënkryetar i LSDM-së.
Edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi i cili i dërgoi letrën Ivanovit me kërkesën për dhënien e mandatit Zaevit tha se VMRO-DPMNE duhet të pajtohet me faktin se në Kuvend është formuar shumicë e re me një program të qartë dhe se presidenti duhet të veproj në bazë të kushtetutës
“Opozita duhet të jetë e vetëdijshme se shumica parlamentare duhet ta aplikojë dhe realizojë programin e saj sepse në bazë të asaj programi populli ia ka dhënë përkrahjen në udhëheqjen e shtetit. Ndoshta kjo në shikim të parë duket si antagonizëm i tejkalueshëm, por nuk është ashtu”, u shpreh Talat Xhaferi Kryetar i Kuvendit.
Nga BDI-ja e AliAhmetit përkrahin liderin e LSDM-së Zoran Zaev dhe garancitë që ai do t’ia dorëzojë kreut të shtetit Gjorgje Ivanov.
“Ne i kemi dhënë mbështetje Zaevit që në emër të shumicës parlamentare t’ia dorëzoj Ivanovit garancitë e kërkuara për mandatin për formimin e qeverisë së re”, njoftojnë nga BDI.
Edhe nga Lëvizja Besa deklaruan se Zoran Zaev dhe LSDM-ja kanë përkrahjen në aspektin e garancive që Ivanov i kërkon për dhënien e mandatit.
“Ne si Lëvizje Besa do ta mbështesim deklaratën apo garancitë të cilat i kërkon Ivanovi për programin qeveritar i cili është në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve të Maqedonisë”, u shpreh Faton Fazliu Lëvizja Besa.
Ndërsa nga Aleanca për shqiptarët thonë i takon LSDM-së dhe Zaevit të kërkojë mandatin për qeverinë e re.
“Mandatar është ZoranZaev, ai duhet të shkon dhe të arsyetohet ose të çon letër deri tek kryetari i shtetit. Ne si parti politike shqiptare që e përkrahim shumicën parlamentare ende nuk kemi vendos as për hyrje në qeveri dhe nuk kemi çfarë të bisedojmë me presidentin pasi që mendojmë se ai s’ka edhe kredibilitet. Përveç asaj ai është edhe fajtor i gjithë këtyre ngjarjeve që ndodhën gjatë pesë gjashtë muajve të fundit në Maqedoni”, deklaroi Arben Taravari Aleanca për Shqiptarët.
Afati për dorëzimin e mandatit skadon më 19 maj. Nga LSDM-ja mbeten në qëndrimin se qeveri të re do të ketë dhe se në rast të refuzimit nga presidenti Ivanov, shumica e re do të veproj sikur edhe në rastin zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. /AlsatM/
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...
Kryetari Konjufca priti në takim deputetët laburistë të Mbre...