Përfundon mbledhja e LDK-së: Zyrtarisht përjashtohet çfarëdo koalicioni me PDK-në

17:13 | 11 Maj 2017
M. A.

Anëtari i Kryesisë së LDK-ja, ministri në largim, Skënder Hyseni pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, ka thënë se kanë diskutuar për zgjedhjet e 11 qershorit.

Sipas tij, aktualisht nuk mund të vendoset për koalicion parazgjedhor, dhe se ata janë duke i bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhje.

Hyseni tutje ka thënë se PDK-ja është kundërshtari politik i LDK-së dhe se me këtë subjekt politik përjashtohet çfarëdo lloj koalicioni.

Aktualisht në selinë e LDK-së janë kryetarët e degëve të kësaj partie

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme