Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka pritur të enjten në një takim zyrtar një delegacion të NATO-s, të kryesuar nga Michel Soula, udhëheqës i Sektorit për Operacione në Komitetin Ndërkombëtar të NATO-s, i cili shoqërohej nga gjeneral brigade Dietmar Mosmann, drejtor i NALT-it (Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s), oficerë dhe zyrtarë të lartë të NALT-it.
Me këtë rast, gjeneral Rama ka njoftuar delegacionin me zhvillimet e përgjithshme në FSK, ndërsa u fokusua te procesi dhe procedurat e deritashme të përgatitjeve për transformimin e FSK-së në FAK.
Ai ka vlerësuar se ministria dhe FSK kanë kryer bazën ligjore dhe fazat e planifikimit të detajuar për përfundimin me sukses të këtij procesi.
Po ashtu komandanti i FSK-së e njoftoi mysafirin e lartë nga Brukseli me mbajtjen e suksesshme të konferencës “FSK dhe Partnerët”, ku janë trajtuar arritjet e deritashme në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe fushat ku duhet thelluar ky bashkëpunim me partnerët, në bazë të nevojave që ka FSK.
Në takim ai foli edhe për publikimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Pakicë, e cila është bërë në prani të partnerëve ndërkombëtarë, shoqërisë civile dhe mediave.
Ndërsa, sekretari i Përgjithshëm Shkëlzen Sylaj ka folur për projektin për realizimin e planit të integritetit, që është duke u bërë në bashkëpunim me shtetin e Norvegjisë. Ai tha se ky është plani i parë i integritetit që po bëhet në institucionet shtetërore të Kosovës, duke shpresuar që do të jetë model edhe për ministritë tjera.
Nga ana e tij, Michel Soula u shpreh i kënaqur me aktivitet e deritashme të ndërmarra nga ministria dhe FSK, si për përgatitjet që janë bërë për transformimin e FSK-së në FAK dhe për qasjen e hapur dhe bashkëpunuese që ka pasur ndaj kësaj çështje.
Ai vlerësoi lart edhe angazhimet konkrete për inkuadrimin e komuniteteve pakicë në FSK, duke u angazhuar se komunikimi dhe bashkëpunimi në mes NATO-s dhe FSK do të jetë i vazhdueshëm për të gjitha çështjet./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...