Këshilli Prokurorial i Kosovës shpreh shqetësimin lidhur me kërcënimin që i është bërë prokuroreve të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Radica Milic, njëherësh anëtare e KPK-së, dhe Fikrije Sylejmani, e që ndërlidhet me punën e tyre zyrtare.
Express ka kontaktuar me Kryeprokurorin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, i cili ka treguar se si ka ndodhur kërcënimi ndaj prokuroreve Radica Milic dhe Fikrije Sylejmani.
Kryeprokurori i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla ka konfirmuar për Gazetën Express kërcënimin që iu është bërë prokurorëve në fjalë, tha se në bazë të informatave që i posedon, personi që ka kërcënuar, është ndaluar me datën 9 maj, në ndalim policor prej prokurores Radica Milic.
Gjatë dhënies së intervistës në stacionin policor, kërcënuesi ka thënë se “e njoh fort mirë… ka me pa ajo tjera herë, kur mu më cakton arrest policor, ajo (Radica Milic) bashkë me Fikrije Sylejmanin”.
“Unë e kam njoftuar Këshillin Prokurorial për këtë kërcënim, por vlen të theksohet se ky person vazhdon të mbetet në liri. Ai gjithashtu është emër i njohur për ne”, ka thënë kryeprokurori i Gjykatës Themelore të Mitrovicës.
Ndërsa, në komunikatën e dërguar për media nga Këshilli Prokurorial i Kosovës thuhet se ata i dënojnë aktet e tilla të kërcënimeve ndaj prokurorëve dhe se këto raste do të merren shumë seriozisht.
“Për ne si Këshill, aktet e tilla të kërcënimeve ndaj prokurorëve janë të pa tolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht. Ne qëndrojmë fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështesim ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajojmë në përmbushjen e misionit të tyre”, thuhet në njoftim.
Përmes këtij njoftimi të dërguar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, bëhet e ditur se ky organ siguron publikun se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton kjo situatë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...