Këtu janë të gjitha arsyet e mundshme…
Nëse jeni një përdoruese e pilulave kontraceptive për herë të parë apo thjeshtë provoni një recetë të ndryshme, një nga çështjet më të zakonshme që ndikojnë tek femrat është shtimi i peshës.
A e keni vënë re ju këtë? Është pothuajse e pamundur të flitet për pilulat kontraceptive dhe pa u shqetësuar për shtimin e kilogramëve të tepërt.
Por, a thua vërtetë jeni duke shtuar në peshë apo jo?
Ashtu sikur shumë shqetësime tjera shëndetësore, kjo nuk mund të përgjigjet me një ‘po’ ose ‘jo’ definitive.
Sipas gjinekologes Dr. Jane Minkin, ju duhet të përcaktoni nëse pilulat kontraceptive që merrni përmbajnë estrogjen.
Nëse po, ka shumë gjasa të krijoni peshë të ujit, e cila mund të jetë deri në disa kilogramë. Megjithatë, në fund të çdo cikli, kur ju pushoni nga këto pilula, ju sigurisht e hedhni tërë sasinë e ujit duke urinuar.
Nuk dëshironi të merreni me këtë luhatje të peshës? Dr. Minkin sugjeron zgjedhjen e pilulave kontraceptive që përmbajnë drospirenone në vend të komponentit progestin. Drospirenone është një diuretik, i cili ju liron nga mbajtja apo grumbullimi i sasisë së ujit.
Për fat të keq, kur bëhet fjalë për forma tjera të pilulave kontraceptive, shtimi i peshës ka më shumë gjasa të jetë yndyrë se sa peshë me sasi të lëngjeve.
Ka shumë pak studime që eksplorojnë shtimin e peshës në lidhje me implantin dhe pajisjet IUD hormonale.
Dr. Minkin thekson: “Mos harroni se shumica e njerëzve shtojnë pak peshë pothuajse çdo vit.
Pra, ndokush mund ta fajësojë pilulën kur ndoshta mund të jetë thjeshtë një shtim normal i peshës”.
Për ta luftuar këtë, provoni të rregulloni dhe menaxhoni mirë mënyrën e të ushqyerit si dhe stërvitjet tuaja.
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...