Kjo është lista e kandidatëve për deputetët e koalicionit Nisma – AAK

15:17 | 11 Maj 2017
L G

Koalicioni parazgjedhor i përbërë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën janë dakorduar edhe për listën e kandidatëve për deputetë.

‘Indeksonline’ merr vesh se në listën prej 100 kandidatëve për deputetë, 73 kandidatë do të jenë nga partia e Haradinajt dhe 33 kandidatë nga partia e Limajt.

Po ashtu, këto burime njoftojnë se në dhjetëshen e parë AAK do të ketë gjashtë kandidatë, ndërsa Nisma katër. Bartës i listës dhe kandidat për kryeministër nga ky koalicion do të jetë ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

Këto dy parti janë në pritje qe ky koalicion parazgjedhor të zgjerohet edhe më tutje.

Mësohet se këto dy subjekte janë duke diskutuar me AKR-në e Behgjet Pacollit dhe subjekte tjera më të vogla.

Të hapur ata janë treguar edhe për përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 11 ose 18 qershor.

Zgjedhjet erdhën si rezultat i mocionit të mosbesimit për Qeverinë “Mustafa” të iniciuar nga kreu i Nismës, Fatmir Limaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme