Google ADS

Xhaferi procedoi kërkesat për çështjen e kryetarëve të komunave deri te deputetët e Kuvendit të Maqedonisë

14:47 | 11 Maj 2017
Arbresh.info

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që të mos procedojë asgjë në lidhje me zgjedhjet lokale dhe mandatin e kryetarëve të tanishëm të komunave, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dorëzoi kërkesë në Kuvendin e Maqedonisë për të gjetur një zgjidhje.

Një kërkesë të ngjashme është bërë edhe nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale. Të dy palët sqarojnë problemet që do të ndodhin pas përfundmit të mandatit të kryetarëve të komunave.

Prandaj, bëhet e ditur se kryetari i kuvedit, Talat Xhaferi, tashmë i ka dërguar kërkesat e lartëpërmendura deri te deputetët e Kuvendit pasi që është ekskluzivisht kompetencë parlamentare dhe duhet të arrihet një pajtim i shpejtë në lidhje me nevojat e ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje, por edhe të aktiviteteve tjera që kanë të bëjnë me Rregulloren e Kuvendit të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme