Këshilli Sigurimit i OKB-së do të debatojë për Kosovën më 16 maj, kështu ka bërë të ditur Ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq.
Ajo ka folur për këtë takim ku ka thënë se nuk do të mbetet e heshtur siç i ka quajtur ajo kërcënimet nga liderët shqiptarë për kundërshtimin e krijimit të Gjykatës Speciale për krimet e bëra nga UÇK-ja.
“Do të flasim për domosdonë e procedimit të të gjithë kryerësve të krimeve të luftës pa marrë para sysh përkatësinë etnike e fetare dhe për zgjidhjen e rasteve të personave të zhdukur e nuk do të tolerojmë mos dënimin e krimeve që janë bërë ndaj serbëve”, ka thënë ministrja serbe, raporton Tanjug, shkruan Insajderi.
Ajo ka thënë se në këtë takim do të flitet edhe për siç ka thënë ajo vendimin e turpshëm të vendimit të gjykatës franceze në Comlar.
“Do të theksojmë se është i turpshëm vendimi i gjykatës franceze në Colmar lidhur me Ramush Haradinajn”, ka thënë Kuburoviq.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?