” BIJA IME ! E vetmja detyrë e jotja është që ta dish brenda shpirtit tënd se ti vlen shumë! Nëse ke besim te vetja, ti do jesh shumë atraktive jo vetëm për meshkujt, por për të gjithë.
Ti do të jesh atraktive për një mashkull që jo vetëm do të jetë i interesuar për ty, por do të dojë të kalojë gjithë jetën duke investuar mbi interesin për ty. Vogëlushja ime ! E kam fjalën për një mashkull që nuk ka nevojë për lojëra që ti të jesh interesante për të, sepse ai do ta dijë se ti je ajo që je dhe do ta çmojë këtë!
Nuk më intereson nëse ai qëndron me turinj në tavolinë, mua më intereson që të të shohë ty me sytë e dashurisë.
Nuk më intereson nëse nuk vjen të luajë golf me mua, mua më intereson që ai të luajë me fëmijët që të dy bashkë do të keni.
Nuk më intereson nëse ai pëlqen të bëjë të fortin me mua, më intereson vetëm që të jetë i fortë mjaftueshëm për të mbajtur zemrën tënde.
Nuk më intereson se kë voton në zgjedhje, më mjafton të të zgjedhë ty gjithnjë, çdo ditë.
Nuk më intereson çfarë ngjyre ka lëkura e tij, më intereson që pikturën e jetës tuaj ai ta pikturojë me ngjyra të ndezura.
Nuk më intereson se në çfarë beson apo nuk beson, për aq kohë sa ai është rritur me vlerën se çdo ditë që do të kalojë pranë teje do të jetë një ditë plot shpresë dhe dashuri.
Në fund të fundit, shpirti i babit, nëse ai i ka të gjitha këto, por nuk ka asgjë të përbashkët me mua, ti mos u mërzit! Ne do të kemi të përbashkët gjënë më të çmuar: ty! Sepse vogëlushja ime, e vetmja gjë që ti duhet të bësh për ta mbajtur atë të interesuar është të jesh kjo që je. Dhe këtë po ta thotë dikush që do të jetë përjetësisht i interesuar ndaj teje, babushi yt.”
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon