Pepe afër marrëveshjes me PSG-në

12:46 | 11 Maj 2017
Arbresh Info

Pas negociatave të avancuara për kontratë, transferimi i Pepes në Paris Saint Germain më në fund është afër finalizimit.

34-vjeçari ka bërë vetëm 18 paraqitje këtë sezon për ‘Los Blancos’ dhe Raphael Varane duket se përfundimisht ka siguruar pozitë në formacionin startues si qendërmbrojtës, transmeton portali arbresh.info.

Lexo më shumë: Goli nga Griezmann nuk duhej të lejohej (VIDEO)

Pepe do të mbetet pa kontratë këtë verë dhe derisa raporte të ndryshme pretendojnë se do të transferohet në Super Ligën e Kinës, Paris Saint Germain ka reaguar dhe duket se tashmë është afër finalizimit të marrëveshjes me mbrojtësin veteran.

Duke marrë parasysh 10 sezonet e veteranit në ‘Santiago Bernabeu’ , dy tituj në UEFA Ligë të Kampionëve dhe La Liga, ai mund të jetë një aset i madh te një numër klubesh.

Radio spanjolle ‘Cadena SER’ ka raportuar gjithashtu që transferimi i tij në PSG është shumë afër./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme