Në një hulumtim të publikuar kohë më parë janë pyetur pjesëmarrësit se a do të iknin nga restoranti sikur të shihnin aty minj, buba, miza, buburreca apo gjarpërinj, përkatësisht – në cilin rast do të iknin sa më shpejt.
Më shumë se 60 për qind e pjesëmarrësve në një anketë kanë thënë se më parë do të iknin nga bubat.
Mirëpo, shkencëtarët tërheqin vërejtjen që rreziku i vërtetë pikërisht vjen nga mizat, sepse bartin dyfish më shumë baktere!
Megjithatë, edhe kjo nuk është më e keqja!
Në të vërtetë, mizat janë të prira të hallakasin nëpër jashtëqitje, bërllok dhe në kafshë të ngordhura.
Duke pasur parasysh që mund të hanë ushqimin të cilin e gjejnë në këto vende të tmerrshme përplot enzime të cilat i pështyjnë dhe pastaj i thithin.
Me fjalë të tjera, kur miza bie në pjatën tuaj, ajo pikërisht do të “pështyjë” në ushqimin të cilin jeni duke e ngrënë.
Veç kësaj, në trupin e saj, midis qimeve në këmbë, bart baktere dhe viruse të cilat do të mbeten në ushqim, transmeton telegrafi.
Dëme më të mëdha lidhur me mizën e zakonshme janë bezdia dhe dëmet indirekte të cilat mund të shkaktohen me bartjen e organizmave patogjene (viruseve, kërpudhave, baktereve, protozosë dhe nematodes).
Trupi i mizës është me qime dhe në to lehtë “kapet” dhe qëndrojnë papastërtia dhe mikroorganizma nga materialet nëpër të cilat mizat shkojnë dhe ushqehen”.
Sa për ilustrim, numri mesatar i baktereve të gjetura në trupin e mizës është 4 milionë, ndërkaq nga trakti i zorrëve janë izoluar 50 lloje bakteresh patogjene, 10 lloje protozoe të kuqe, 10 lloje krimba parazitë dhe disa lloje virusesh.
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani