Shkencëtarët dhe studiuesit në një kërkim rreth kancerit në tru kanë zbuluar edhe arsyen që flokët thinjen në një moshë të caktuar tek persona të ndryshëm.
Edhe pse e nisëm projektin për të kërkuar rreth kancerit në tru, ne përfunduam duke mësuar se si flokët bëhen gri. Me këtë njohuri, ne shpresojmë që në të ardhmen të krijojmë një përbërje aktuale që të sigurojmë genin e nevojshëm për korrigjimin e këtij problem”, – tha Lu Le, një profesor i Universitetit të Dermatologjisë në Texas.
Sipas studimit është gjetur një proteinë e emëruar KROX20, e cila është e lidhur me zhvillimin nervor por më pas kthehet në qelizë lëkure dhe i thinj flokët.
Më pas qelizat krijojnë një proteinë tjetër që është faktor thelbësor për pigmentimin e flokëve. Ata e provuan eksperimentin te minjtë, dhe rezultoi që nëse ata nuk do të kishin proteinat KROX20 dhe SCF, atëherë qimet nuk do të merrnin ngjyrë gri.
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...