Bullgarët shqetësohen për zhvillimet politike në Maqedoni

10:37 | 11 Maj 2017
Arbresh.info

Zhvillimet në Maqedoni janë shumë të rëndësishme për Bullgarinë. Kështu mendojnë 52% e qytetarëve bullgar. Anketa është realizuar nga ”Galup International”.

Bullgarët nuk janë të njohur mirë me këtë temë, por konsiderojnë se është me rëndësi dhe shkakton shqetësim te ata. Por, një e dhjeta e bullgarëve thonë se zhvillimet në Maqedoni nuk kanë ndonjë rëndësi për Bullgarinë.

Mediat në Bullgari thonë se afërsia historike me të dy vendet ndikon në përgjigjen e bullgarëve kur pyeten për Maqedoninë. Hulumtimet tregojnë një mosbesim të qytetarëve të Bullgarisë ndaj Maqedonisë, respektivisht ndaj politikanëve në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme