Seriali “Dashuri e pafund” ka qenë një nga serialet më të ndjekur si në Turqi, ashtu edhe në shume vende të tjera të Europës.
Madje, ai ka arritur deri aty sa të thyejë kufinjtë dhe të nisi transmetimet përtej oqeanit në vende si Kili apo Argjentina.
Transmetimet e këtij seriali në vendin tonë, ekskluzive në ekranin e Tring, janë shfaqur për publikun paralelisht me transmetimin në Turqi.
Madje, askush nuk e di fundin e serialit duke qenë se ai ka qenë ende duke u xhiruar deri para pak ditësh.
Në Turqi, episodi i fundit i “Dashuri e pafund” do të transmetohet këtë javë.
Ende nuk është bërë i ditur se cili është fati i dy protagonistëve të serialit, interpretuar nga Neslihan Atagul dhe Burak Ozcivit.
Megjithatë është thënë se përveç këtyre dy emrave, në episodin e fundit interpretojnë gjithashtu, Zerrin Tekindor në rolin e Lejlës dhe Kaan Urgancioglu në rolin e Emir.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...