Tërmet në Kinë, tetë të vdekur

08:33 | 11 Maj 2017
Arbresh.info

Tetë persona kanë humbur jetën nga një tërmet i shkallës 5.5 në rajonin veriperëndimor të Kinës, raporton Xinhua, transmeton portali arbresh.info.

Administrata e Tërmetit në Kinë ka thënë që tërmeti ndodhi në zonën Taxkorgan të prefekturës Kashgar në një thellësi prej 5 kilometrave, duke shtuar që 11 persona janë lënduar.

Xinjiang shpesh është shkundur nga tërmetet, shumica e të cilave shkaktojnë pak dëme./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme