Të kujdesesh për higjienën personale është një ndër sjelljet e shëndetshme që duhet të fitojë çdo njeri, pavarësisht moshës apo statusit që ka.
Kjo është arsyeja që mamatë dhe gjyshet ju mësonin që në fëmijëri të laheshit, të prisnit thonjtë, të ndërroheshit kur djersiteshit etj. Dhe duke u ndalur tek djersa, duhet thënë që aroma e saj në mjetet e transportit publik është një makth i vërtetë. Nëse ju ka mbaruar anti-djersa apo çuditërisht keni harruar ta blini, mund të gjeni zgjidhje alternative: si për shembull të lyeni zonën e sqetullave me larësin e gojës Listerine.
Mjafton të njomni pak pambuk dhe të lyeni këtë pjesë të trupit, rezultati do ju habisë. Listerina është një nga produktet më të përhapura në botë për kujdesin oral dhe shumë prej jush e përdorin shumë shpesh. Ky produkt ndihmon në ruajtjen e dhëmbëve dhe gjithashtu edhe për të patur një frymëmarrje sa më të “freskët”.
Ajo ka në përmbajtjen e saj eukalipt, alkool dhe trumzë. Këta tre përbërës luftojnë aromën e djersës nga sqetullat tuaja, duke e neutralizuar atë dhe duke u dhënë freski atyre. Mund të përdorni Listerine edhe në rast se ju vjen erë e keqe e këmbëve. Mjafton të spruconi sipër dhe aroma e keqe do të zhduket.
Kuriozitet: Listerine është shpikur në vitin 1879 dhe u përdor fillimisht si një antiseptik kirurgjikal.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh