Ndonëse një frut që nuk rritet në vendin tonë, kivi është një frut shumë i dashur për ne. Veç shijes ekzotike, ky frut duket se ka shumë për t’i ofruar organizmit tonë. Nëse nuk e hani ketë frut vetem nga bezdia që mund t’ju japë qërimi i tij, pasi të lexoni më poshtë se sa frut i pasur është kini kujdes mos e hani me gjithe lëkurë.
Kivi parandalon krijimin e qelizave kancerogjene. Fitokimikatet (antioksidantët) që gjenden me shumicë tek kivi, luftojnë radikalet e lira, shkruan living.
Kivi është i pasur me vitamin E, A dhe vitamin C . Këto vitamina ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar, përmirësimin e shikimit etj.
Fibrat janë të pranishme me shumicë në këtë frut duke e shndërruar këtë të fundit në një vakt të mesëm ideal. Jo vetëm që do të ndiheni të ngopur pasi përmban 55 kalori , por do të përshpejtojë procesin e rënies në peshë.
Kivi është një burim i mirë i vitaminës B6, vitamin e cila është shumë e rëndësishme gjatë kohës së shtatzënisë. Parandalon defektet gjate zhvillimit të fetusit, parandalon aneminë dhe përmirëson qarkullimin e gjakut.
Kivi është një frut shumë i mirë gjithashtu dhe për zemrën, pasi mban nën kontroll presionin e gjakut dhe parandalon krijimin e trombeve.
Nëse keni probleme me jashtëqitjen kivi ju vjen në ndihmë pasi njihet të trajtojë problemet e aparatit tretes.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...