“The Rock”: Synoj të bëhem President i SHBA-ve

01:02 | 11 Maj 2017
Trina Galanxhi

Dwayne Johnson, ylli i Hollivudit i njohur edhe si “The Rock”, nuk e përjashton mundësinë për të qenë pjesë e politikës në të ardhmen.

Në një intervistë për “GQ”, Johnson ka konfirmuar se kandidimi i tij për t’u zgjedhur president i SHBA-ve është një “mundësi e vërtetë”.

Vitin e shkuar, ish ylli i WWW ka refuzuar të ‘zbresë në fushë’ për të përkrahur Donald Trump apo Hillary Clinton, me argumentin për të mos influencuar opinionin publik.

Me Johnson zgjatet lista e personaliteteve të famshëm, të cilët nuk përjashtojnë kandidimin për President i Shteteve të Bashkuara, transmeton albeu, përcjellë Klan Kosova. Mes tyre është Oprah Winfrey, Howard Schultz, ish CEO i Starbucks, apo edhe Rob Iger, numri 1 i Walt Disney.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme