Këshilli kushtetues i Francës zyrtarisht ka shpallur Emmanuel Macron për president të ri të shtetit, shkruan gazeta franceze L’Express.
Macron me 66,10 për qind të votave më 7 maj, në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale mposhti kandidaten e së djathtës ekstreme Marin Le Pen, e cila mori 33,90 për qind të votave, ka bërë të ditur Këshilli.Emmanuel Macron (39) bëhet presidenti i tetë i Republikës së Pestë të Francës, me 20 milionë e 743 mijë e 128 vota në rrethin e dytë, derisa Marin Le Pen mori 10 milionë e 638 mijë e 475 vota.
Në rrethin e parë të zgjedhjeve më 23 prill, Macron kishte fituar 24,01 për qind, ndërsa Le Pen 21,30 për qind. Këshilli kushtetues njofton se Macron duhet të marrë detyrën e presidentit më 14 maj, kur i skadon mandati Francois Hollande. Inaugurimi mbahet në ora 10.00, në Pallatin Elise.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...