Google ADS

“Mustafa sot u godit rëndë nga PDK”

00:38 | 11 Maj 2017
Trina Galanxhi

Mocioni i mosbesimit i cili rezultoi në rrëzimin e Qeverisë Mustafa nga Kuvendi i Kosovës, po cilësohet goditje e rëndë ndaj kryeministrit në largim, bërë nga partneri i tij i koalicionit PDK.

Kështu ka thënë Besnik Tahiri, anëtar i Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës, teksa tha se nëse LDK vendos të mos e njoh Presidentin për shkak të shkeljes së marrëveshjes së koalicionit, mund të jetë problem serioz, njofton Klan Kosova.

Deklarime të tilla Tahiri i dha në Ora e Fundit në Klan Kosova, teksa pohoi se çështja e Demarkacionit është madhore dhe s’duhet eksperimentuar me vendime të tilla.

”Fillimisht do duhej të shiqohej marrëveshje sepse PDK ka arritur synimet e veta”.

”Problem serioz nëse LDK nuk e njeh presidentin. Duhet parë në radhë të parë a ka dicka në marrëveshje që të gjitha partitë në këtë rast edhe AAK”.

”Mendoj që është koha që edhe LDK të mendoj nëse ka vepruar drejt kur është bërë me Thaçin apo jo”.

”Dy elemente janë të rëndësishme, ajo që nuk duhet të ndodhë në një vend si Kosova, të mos eksperimentohet me vendime të mëdha sic është Demarkacioni. Demarkacioni është drejtuar keq, Thaçi kur ka nënshkruar ka gabuar. Këtu ka pasur një çmim për këtë liri dhe për këtë tokë e nuk duhet të nënvlerësohet arroganca”.

”Në këtë mandat është mundësuar largimi i Isës. Është lider serioz por sot ka marr një goditje serioze nga partneri i tij i koalicionit, kjo ka qenë situatë jo e lehtë për të”.

”Nuk është lehtë të përballohet dicka e tillë por  unë kam vendos të jem në garë për deputet sepse mendoj që Kuvendi ka nevoje të ketë ndryshime”.

”Thirrja është për qytetarin e Kosovës të jetë i kujdesshëm. Kush ka qenë kryeministër i duhur dhe kush ka mbajtur fjalën ta jap verdiktin e tij’, ka përfunduar Tahiri, në Ora e Fundit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme