Google ADS

Haradinaj e Limaj injorojnë ftesën e Thaçit

22:45 | 10 Maj 2017
M. A.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shpërndarjes së legjislaturës së pestë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, do të mbaj takim konsultativ me subjektet politike për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Tani mësohet se kush do të përfaqësoj subjektet në takimin e nesërm që nis nga ora 08 e 45 minuta.

Në këtë takim ndonëse janë ftuar liderët, aty nesër nuk do të jetë Ramush Haradinaj i AAK-së dhe as Fatmir Limaj i Nisma për Kosovën. Këta dy të fundit do të zëvendësohen nga Pak Lekaj respektivisht Valdete Bajrami si Shefa të Grupeve Parlamentare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme