Meksika është vendi, pas Sirisë, që ka njohur në vitin 2016 numrin më të madh të të vrarëve, kryesisht për shkak të karteleve të drogës, njoftoi sot Instituti Ndërkombëtar i Studimeve Stategjike (IISS).
“Vrasjet me paramendim në vitin 2016 në Meksikë kanë shkaktuar 23000 viktima”, njoftoi Antonio Sampaio, ekspert i IISS, një shifër që shihet në perspektivë me 60000 të vrarët e numëruar në Siri, vend ku lufta civile ka përfshirë vendin që prej gjashtë viteve.
“Është shumë e rrallë që dhuna kriminale të arrijë nivelet e një konflikti të armatosur. Megjithatë, kjo është ajo që po ndodh në trekëndëshin verior të Amerikës Qendrore (Honduras, Guatemala, Salvador, me 16000 të vrarë) dhe veçanërisht në Meksikë”, shtoi ai.
Edhe nëse një ulje e përqindjes së vrasjeve është konstatuar këto tre vitet e fundit, nuk është rasti i Meksikës, që ka njohur një rritje me 11 për qind të vrasjeve në vitet 2015-2016.
Sipas IISS, dhuna lidhet me vendimin në muajin dhjetor 2006 të presidentit meksikan, Felipe Calderon për t’i shpallur luftë trafikut të drogës.
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës me atë të RMV-së, Krasniqi: D...
Gjesti me akuza ndaj Edit dhe Xhenetës që po bëjnë “filma”
Policia shqiptoi mbi 1600 gjoba brenda 24 orëve