“Lufta është e pashmangshme”, thotë një artist i larguar nga Koreja Veriore

21:55 | 10 Maj 2017
Trina Galanxhi

Një artist që ia doli të largohej nga Koreja Veriore dhe që tani përmes pikturave tallet me liderin Kim Jong-un, i ka bërë thirrje presidentit të SHBA, Donald Trump, që të ndihmojë në përmbyjsen e regjimit në Korenë Veriore.

Song Byeok, i cili ka punuar si një artist propagandistik përpara se të ikte nga regjimi brutal në 2002,  për Daily Mail ka thënë se ‘konflikti me diktatorin koreano-verior është i pashmangshëm”, transmeton portali arbresh.info

Song, i cili jeton në Korenë e Jugut, ka thënë se lufta e Gadishullit është një çmim që ia vlen të paguhet në mënyrë për të siguruar paqe dhe stabilitet në vendin e tij.

Me një “armatë” të anijeve amerikane të parkuara në pragun e Koresë së Veriut, Z. Song u bëri thirrje Amerikës dhe udhëheqësve të tjerë të botës ‘të bëjnë një ndryshim në mënyrë që njerëzit e Koresë së Veriut të jenë të lirë’./Arbresh.info

song1 song2 song3 song4

Të ngjashme