Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka përsëritur edhe njëherë se me Partinë Demokratike të Kosovës nuk do të bëjë asnjëherë koalicion politik.
“Sipas eksperiencës që kom pas, një koalicion me PDK-në nuk ka sepse na ka dëmtuar. Ne nuk do të bëjmë asnjë marrëveshje me PDK-në”, tha Pacolli në emisionin Komitet.
Ai ka thënë se gati çdo parti ka insistuar të takohen më të për të biseduar për koalicione parazgjedhore.
“Unë nuk kam synim pozita të larta shtetërorë, AKR ka pas qëllim një platformë ku mundet me zhvillu Kosovën. Kosova me këto parti politike që ka pas do te jetë vetëm vazhdimësi e këtyre problemeve. Çdo parti na ka kontaktuar dhe insiston që të na kontaktoj. Muaji i fundit ka qenë i ngarkuar ku është dashur ta lëshoj Kosovën nga presioni”.
“Sipas eksperiencës që kom pas, një koalicion me PDK-ë nuk ka sepse na ka dëmtuar. Ne nuk do të bëjmë asnjë marrëveshje me PDK-në. Me LDK-në kemi doktrina të ndryshme dhe nuk pranojmë të bëjmë koalicion me të. Ne kërkojmë mundësitë dhe platformën ku mundemi më udhëheq ekonominë e vendit.”, tha Pacolli.
“Me AAK mund të bisedojmë për një koalicion por vetëm pas zgjedhjeve.”, tha Pacolli./Arbresh.info
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës