Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti ka thënë se kanë shkelur marrëveshjen e koalicionit për arsyen e vetme të interesave të vendit.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, Pajaziti tha se kjo ishte arsyeja që deputetët e Kuvendit përfshirë dhe ata të PDK-së, votuan mocionin e mosbesimit të iniciuar nga opozita.
”Ne sot iu lamë deputetëve të thonë fjalën e tyre. Sot është folur kjo marrëveshje në seancë”.
”Kemi biseduar brenda partisë, ka pasur debate gjithandej në opinione publike. Jemi të vetdijshëm për një marrëveshje koalicioni për të cilën nuk jemi pishman. Por në PDK ka mbizotëruar qëndrimi që më i rëndësishëm është një interes më i madh i vendit se sa një pozitë e lartë”.
”Shkelëm marrëveshjen për interesin e vendit. Ka mëse dy vjet që ne nuk po japim zgjidhje”.
”Kryeministri i deritashëm nuk kishte një mbështetje për koalicionin. Ne kishim presion të jashtzakonshëm që si fitues nuk mund t’i japim dikujt një dhuratë të tillë”.
”Ata nuk i kanë dhënë mbështetje jo vetëm për koalicionin, por për cdo vendim”.
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...
Driloni hap zemrën me Kevinin, flet për Sarën, Lelën dhe Ani...
Barcelona mposht bindshëm Brestin në Ligën e Kampionëve
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave