Kur zihet peng liria popujt historik reagojnë, që ajo të mos mbetet peng dhe të mos burgoset, pasi liria nuk mund të burgoset. Kështu u tha të mërkurën në një akademi përkujtimore me rastin e dyvjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit në Kumanovë.
Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, tha se sa herë që zihet peng liria popujt historik reagojnë që ajo të mos mbetet peng dhe të mos burgoset.
“Kur zihet peng liria popujt historik reagojnë, që ajo të mos mbetet peng, të mos burgoset, sepse lira nuk mund të burgoset. Populli shqiptarë është historik, është popull historik pa marrë parasysh se çka mendojnë të gjithë pushtuesit e tokave shqiptare. Është popull historik pa marrë parasysh se çka mendojnë edhe sot disa nga fqinjët tanë të cilët nuk mund të pajtohen me lirinë e shqiptarëve. Prandaj, sa herë zihet peng liria djemtë trima dhe vajzat më të mira të këtij populli vihen në mbrojtje të lirisë”, tha ai.
Sipas tij, edhe atëherë kur fqinjët e kanë zënë peng lirinë e fituar me luftë, çdo herë kanë dalë djem dhe vajza për të luftuar për liri.
“Fqinjët edhe kur e kanë zënë peng lirinë tonë të fituar me luftë, përherë kanë dalë djem dhe vajza që kanë luftuar për ta çliruar lirinë, për ta bërë të barabartë për të gjithë. E këtillë ishte edhe qëndresa e luftëtareve të tri luftërave çlirimtare të shqiptarëve që ranë në Kumanovë dy vite më parë. Prandaj, dëshmorët e kombit kudo që kanë rënë dhe kurdo që kanë rënë janë pjesë e kësaj kujtese kombëtarë që është e të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, tha ai.
Përfaqësuesi i familjeve të dëshmorëve të kombit, Taulant Gashi, tha se të tri luftërat çlirimtare të popullit shqiptarë kanë hapur rrugën e bashkimit kombëtar, gjë e cila deshën apo nuk deshën të tjerët një ditë do të ndodhë.
“Ju falënderoj që sot ishit me ne në nderim të kujtimit të tyre të tyre. Qofshi të nderuar dhe ju faleminderit. Lavdi të gjithë dëshmorëve”, tha ai.
Në këtë akademi përkujtimore janë lexuar edhe dy kumtesa, nga Afërdita Dervishi “Në jetën e shqiptarëve pushka për liri nuk ka pushuar kurrë” dhe nga Avdyl Haradinaj “Epilogu i një trilogjie të pambaruar”
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...