Google ADS

Kjo që bëri Betim Haxhimusa ndaj Drenicës, bënë vaki shumë rrallë

18:59 | 10 Maj 2017
Arbresh.info

Gjilani triumfoi bindshëm me rezultat 4:1 ndaj Drenicës nga Skenderaj, në ndeshjen e javës së 30-të të Vala Superligës.

Drenica nuk ishte e denjë ndaj Gjilanit shumë të disponuar. Sulmuesi Betim Haxhimusa ishte në formën më të lartë të mundshëm, duke i shënuar katër gola Drenicës.

Ai ka qenë shkatërrues për Drenicën, duke i sjellë tri pikë të mëdha skuadrës së tij.  Haxhimusa shënoi në minutën e 55-të, 57’, 59’ e 61’, kurse Kreshnik Lushtaku (80’) realizoi për Drenicën.

Gjilani ngjitet në vend të pestë me 44 pikë, duke lënë pas me aq pikë Besën e Pejës, kurse Drenica renditet në pozitën e shtatë me 37 sosh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme