Shefi i Grupit Parlamentar nga LDK-ja, Ismet Beqiri ka komentuar rrëzimin e Qeverisë përmes një statusi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbesh.info.
Ai ka thënë se LDK do të dal edhe më e fortë në procesin e ardhshëm zgjedhor.
Shkrimi i plotë i Beqirit:
Të nderuar Qytetarë,Mbështetës dhe votues të mi për Deputet të Kuvendit të Republikës të Kosovës, ju falenderojë nga zemra për përkrahjen dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme për LDK-në dhe mua.
Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga lideri i LDK-së Akademik Isa Mustafa, ka bërë punë të mëdha për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj. Punët e mëdha dhe rezultatet nuk duhet shqetësuar askënd, atyre duhet t’i gëzohemi të gjithë. Lidhja Demokratike e Kosovës ishte dhe është pengesë e të keqës, është e mira e vendit. LDK do të dal edhe më e fortë në procesin e ardhshëm zgjedhor. Ne jemi gati…! I.Beqiri
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...