Pas mocionit të mosbesimit dhe rënies së Qeverisë së Kosovës, zgjedhjet pritet të mbahen më së largu 45 ditë nga sot ose më se afërmi 30 ditë nga sot.
Data e zgjedhjeve do të caktohet nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi në konsultim me partitë politike parlamentare.
Lajmi.net nga burime të saj merr vesh se tashmë në tavolinë janë tri data opsionale – 11, 18 dhe 25 qershor.
Në anën tjetër, juristi dhe profesori Mazllum Baraliu ka thënë se tani për tani kemi qeveri teknike, pasi qeveria është në dorëheqje.
“Deri sa është në dorëheqje kemi të bëjmë me një proces të jashtëzakonshëm dhe vetëm vendimet operacionale të miratohet”.
Sipas Baraliut, Qeveria nuk mund të marr vendime të rëndësishme apo të miratoj ndonjë vendim eventual pasi ajo nuk ka më legjitimitet demokratik.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?