Google ADS

Pas shpërndarjes së Kuvendit, anulohet seanca e nesërme

17:38 | 10 Maj 2017
M. A.

Bazuar në dekretin e sotëm të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për shpërndarjen e Legjislaturës V të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kjo Legjislaturë përfundon punën e vet.

“Rrjedhimisht, anulohet seanca plenare, e paraparë për të enjten, në orën 10:00”, thuhet në një komunikatë për media nga Kuvendi i Kosovës.

Shpërndarja e Kuvendit u bë pas rrëzimit të Qeverisë me anë të një mocioni iniciuar nga opozita dhe votuar nga shumica e deputetëve të Kuvendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme