Mediat serbe kanë përcjellë me vëmendje zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës ku është votuar për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa.
B92 në shkrimin me titull “Bie Qeveria e Kosovës”, shkruan se në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit të Kosovës është votuar mos besimi ndaj Qeverisë së Kosovës me 78 vota për, 25 kundër dhe 3 abstenime.
B92 përkujton se rrëzimin e qeverisë e kanë mbështetur deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila ishte partner i koalicionit në Qeverinë e kryeministrit Isa Mustafa.
Pas rënies së qeverisë, B92 shkruan se në Kosovë duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme më së voni 45 ditë nga dita e sotme, ndërsa sipas korrespodentit të këtij mediumi serb përmendet data e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve më 25 qershor.
Edhe mediumi tjetër serb RTS shkruan për rënien e Qeverisë së Kosovës në shkrimin me titullin “Prishtina, bie Qeveria e Isa Mustafës”.
Duke mos elaboruar shumë për rrjedhën e seancës në të cilën u votua mos besimi ndaj Qeverisë Mustafa, mediumi serb shkruan se pro votimit për rënien e Qeverisë së Isa Mustafa kanë votuar edhe deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës.
Ndërkaq, agjencia serbe e lajmeve Tanjug shkruan se zgjedhjet e parakohshme në Kosovë mund të mbahen më 11 ose 18 qershor. Votat vendimtare për rrëzimin e qeverisë ishin ato të Partisë Demokratike të Kosovës me në krye Kadri Veselin, derisa kundër ishin vetëm deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës të Isa Mustafës, shkruan Tanjug.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?