Google ADS

Dani Alves kishte shkatërruar Ronaldon në ‘El Clasicon’ e vitit 2013 (VIDEO)

15:56 | 10 Maj 2017
Arbresh Info

Barcelona ka shijuar një sukses të jashtëzakonshëm në pesë vitet e fundit me aktivitetet e tyre në transferime.

Derisa Neymar, Luis Suarez dhe Ivan Raktic u treguan super transferime për gjigantin katalunas, ata shitën Pedron, Alexis Sanchezin dhe Cesc Fabregasin duke siguruar gjithashtu tarifa të mëdha, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, ata gabuan me lejen që i dhanë Dani Alvesit për t’iu bashkuar Juventusit verën e kaluar.

Performancat e tij të fundit në Ligë të Kampionëve kanë qenë të mahnitshme, por reprezentuesi brazilian ka shkëlqyer gjithashtu edhe në takimin e muajit të kaluar ndaj Barcelonës.

Në videon më poshtë mund të shikoni njërin nga momentet më bukura gjatë kohës së tij te “Blaugranët”. Superylli kishte shkatërruar sulmuesin e Real Madridit në ‘El Clasicon’ e vitit 2013 duke ia futur topin yllit portugez ndërmjet dy këmbëve./arbresh.info

https://www.youtube.com/watch?v=jGJHTmLDuAg

Të ngjashme