Beqiri nuk e mohon një koalicion tjetër me PDK-në

14:55 | 10 Maj 2017
arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, nuk e ka mohuar mundësinë e një koalicioni në të ardhmen, prapë me Partinë Demokratike të Kosovës.

Ai thotë se LDK nuk kanë biseduar për koalicion me asnjë parti politike, duke mohuar ndonjë diskutim edhe me Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan arbresh.info.

Ai nuk ka dashur të komentojë edhe nëse do ta njohin, Hashim Thaçin, si president, pasi që thotë se tash hyjmë në një proces zgjedhor, dhe duhet diskutim i përbashkët.

“Asnjë qeveri nuk ka punu në kushte më të rënda… Me çka jem ballafaque mos me të marr malli me kon deputet,” është shprehur Beqiri para gazetarëve, shkruan arbresh.info.

Këto komente ai i ka bërë pasi Kuvendi e votoi mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme