Google ADS

Molliqaj: Deputetët matrapazë do të burgosen kur të marrë Qeverinë Vetëvendosja

14:40 | 10 Maj 2017
Arbresh.info

Zyrtari i VV-së, Dardan Molliqaj, ka shkruar në Facebook se pas zgjedhjeve Kuvendi i Kosovës do të ketë një përmbajtje tjetër. Molliqaj ka thënë se deputetë matrapazë fillimisht do të dënohen me votë, e pastaj do të burgosen nga sistemi i drejtësisë të cilin do ta forcojë qeveria e ardhshme e VV-së.

Ky është statusi i plotë i Molliqajt:

Sot deputetët e pushtetit po flasin si me qenë deputetë të opozitës. Pra, edhe vet po e pranojnë që kjo Qeveri nuk ka bërë asgjë për të mirën e qytetarëve, por përkundrazi.

Por qytetarët e Kosovës nuk kanë memorie të peshkut. Ne nuk harrojmë!

Pas zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës do të ketë krejt përmbajtje tjetër. Këta deputetë matrapazë fillimisht do të dënohen me votë, e pastaj do të burgosen nga sistemi i drejtësisë të cilin do ta forcojë qeveria e ardhshme e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme