Google ADS

Kadaj-Bujupi: LDK e pamundësoi ndryshimin duke tradhëtuar VLAN-in

13:44 | 10 Maj 2017
Arbresh.info

Deputetja e VV-së, Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se është vetë LDK-ja ajo që ka pamundësuar ndryshimin në Kosovë në zgjedhjet e fundit duke lidhur koalicion me PDK-në.

Ajo tha se ishte pikërisht PDK-ja ajo që e kishte lajmëruar LDK-në nga Zanzi Bari në vitin 2010 se po e braktiste, shkruan arbresh.info.

“Gjendja nuk po ndryshon shumë nha viti 2010 kur PDK nga Zanzi Bar e njoftoi LDK-në se po e braktis. Po e mbyllim këtë mandat pas një vendimi të Isa Mustafës që të pamundësoj ndryshimin, ku tradhëtoi VLAN-in dhe ia mundësoi PDK-së së kriminalizuar të shantazhjoj e vjedh. LDK-ja e pamundësoi ndryshimin, e bëri Thaçin president dhe Kadri Veselin kryeparlamentar”, tha Kadaj-Bujupi./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme