Asnjë ambasador në seancën për mocionin e opozitës

12:10 | 10 Maj 2017
arbresh.info

Praktikat e mëhershme kanë dëshmuar se prania e ambasadorëve në Kuvendin e Kosovës ka qenë e shpeshtë, kur në legjislativ janë diskutuar apo janë marrë vendime me interes për vendin.

Arbresh.info raporton se në seancën e sotme, të jashtësakonshme, për mocionin e opozitës për rrëzimin e qeverisë nuk është i pranishëm asnjë pjesëtarë i korit diplomatik.

Është ambasadori amerikan, shefi i BE-së në Kosovë dhe ambasadorë të tjerë, që vazhdimisht kanë marrë pjesë në këto seanca./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme