Gafë me Kadri Veselin, relaksohen deputetët

11:46 | 10 Maj 2017
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë një gafë në Kuvendin e Kosovës derisa ka përmendur emrin e deputetes së LDK-së, Melihate Tërmkolli, shkruan arbresh.info.

Veseli e ka quajtur atë Melihate Tërmëkolli ndërkohë që në atë moment të gjithë deputetët kanë filluar të qeshin.

Kryetari Veseli ka reaguar menjëherë duke thënë se e kishte thirrur Tërmkolli e jo Tërmëkolli.

Gafa e Veselit ka zbutur pak situatën në sallën e seancave plenare pas fjalimeve të deputetëve të cilët kritikuan qeverisjen aktuale./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme