Google ADS

Mustafa ua kujton aferat qeverive të kaluara

11:07 | 10 Maj 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ua ka kujtuar qeverive të kaluara aferat që i kanë kushtuar shumë shtetit të Kosovës, shkruan arbresh.info.

Në fjalën e tij para deputetëve në seancën e sotme, Mustafa ka thënë se drejtimi i gishtit drejt tij është tentim për të kamufluar të kaluarat.

Mustafa ka përmendur çështjen e Z Mobile ku Gjykata e Arbitrazhit e ka gjobitur PTK-në me miliona euro, çështjen e Axos-it dhe aferën e Pasaportave që ka rezultuar me vjedhjen e 1,5 milionë eurove në kohën kur nuk ishte qeveria e tij./Arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme