Valdete Bajrami paraqet mocionin për rrëzimin e Qeverisë

10:48 | 10 Maj 2017
Arbresh.info

Shefja e Grupit Parlamentar të NISMA-s, Valdete Bajrami ka paraqitur para deputetëve mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë, shkruan arbresh.info.

“Qeveria ka dështuar si pasojë e kësaj qeveri vendi ynë që një vit e gjysmë është në krizë politike. Vendi ynë ka nevojë për një qasje të re politike”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka thënë se kërkohet rrëzimi i kësaj qeverie për shkak të marrëveshjes në Bruksel për Asociacionin, marrëveshjen për demarkacionin, kapjen e shtetit, mosliberalizimi i vizave dhe shumë probleme të tjera./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme