Reperi Noizy dhe Lorik Cana janë miq dhe po mos të ishin rrjetet sociale zor se do të na kishte shkuar mendja për këtë.
Noizy ka shpërndarë në Instagram, fotografi dhe video nga një lojë kalçeto darkën e mbrëmshme ku pjesëmarrës ka qenë edhe Lorik Cana, ish kapiteni që ka prej 11 muajsh që nuk është më aktiv në profesionin e tij.
Ka qenë pikërisht Noizy dhe disa nga djemtë e “OTR” të cilët e kanë ftuar Lorikun për një ndeshje në kalçeto dhe ky i fundit ka arritur të fitojë. “E lash të fitojë sepse erdhi në fushën time dhe tradita është ti respektojmë mysafirët por 13 maj do e marr në koncertin e radhës në Tiranë dhe kemi një sfidë të vogël m e mikrofon në fushën time…” – ka shkruar Noizy duke bashkangjitur hashtaget ‘Respekte kapiten’ dhe e ka quajtur Lorikun ‘legjendë’.
Miq të dashur pas 11 muajsh që e lashë futbollin bëmë kalçeton e radhës, dhe shikojeni këtë kundërshtarin që ka humbur” – ka treguar Loriku në një video ku shihet Noizy duke i pastruat takat e futbollit si ‘dënim’ për humbjen, shkruan blitz, më pas çunat janë përqafuar me njëri tjetrin duke qeshur.
https://www.instagram.com/p/BT4242vl3CP/
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...