Google ADS

Policia e gatshme për çfarëdo situate (FOTO)

09:12 | 10 Maj 2017
L G

Gjatë ditës së sotme pritet që në Kuvend të votohet për mocionin e nisur nga opozita për rrëzimin e Qeverisë.

Po ashtu, ekziston mundësia për procedimin e demarkacionit para mocionit gjë që mund të nxis reagime të ashpra nga opozita.

Policia e Kosovës është shprehur e gatshme për çfarëdo situate.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë pohuar për “Arbresh. Info” se janë të gatshëm të kryejnë punën e tyre, për sigurinë publike.

“Policia e Kosovës bazuar në mandatin e saj ligjor që ka, do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj”, thuhet në përgjigjen e policisë .

Ndërkohë, “Arbresh.info” ka siguruar foto ku shihen forca të mëdha policore përreth kuvendit dhe qeverisë.

Ndryshe, në janar të vitit të kaluar, protestat e opozitës për shkarkimin e ministrit për Komunitete e Kthim, Aleksandar Jabllanovic, si dhe për ligjin për Trepçën, patën eskaluar. Në këto protesta, patën mbetur disa të lënduar e disa të tjerë të arrestuar, përfshirë protestues dhe pjesëtarë të policisë./Arbresh.info/

18426144_1495297357149542_1563971423_o

18387153_1495288463817098_1245198500_n

18405407_1495288910483720_898892607_o

18470900_10154765336298897_1274148960_n

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme