Të qenit prind nuk është një gjë e thjeshtë. Kërkon shumë kohë, durim dhe përgjegjësi. Por, çfarë ndodhë kur fëmija sjellë në jetë një fëmijë?
April Webster dhe Nathan Fishbourne ishin vetëm 14-vjeç kur sollën në jetën djalin e tyre. Të afërmit i kishin përkrahur kur morën vendim të sjellin në jetë një fëmijë, dhe ta rrisin si çdo prindër tjerë.
Thuli Shaka ishte vetëm 10-vjeçe kur lindi fëmijën. Baba i foshnjës ishte i dashuri i nënës së saj. Dhe pasi solli në jetë fëmijën, ajo ishte zhvendosur në një qendër strehimore.
Jordan Williams dhe Tia John, ishin 14-vjeç kur u bënë me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Gracie. Kur babai i Tias u shfaq në spital, të gjithë menduan se ai është babai i fëmijës.
Aleshia Gregson ishte bërë nënë në ditën që mbushi 12 vjet, kurse dy vite më vonë solli në jetë fëmijën e dytë. Kështu ajo u bë nëna e parë në Britaninë e Madhe e cila si 15-vjeçare kishte dy fëmijë. Ndërkaq, babai i fëmijëve nuk mbanë kontakt me Alleshian.
Kordeza Zhelyazkova nga Bullgaria, i kishte thënë të dashurit se ishte 15-vjeçe kur në fakt ajo ishte 11 vjeçe. Si 19-vjeçare ata u bënë prindër të vogëlushes Violet, ndërsa një vit më vonë u martuan.
Alfie Patten dhe Chantelle Stedman. Alfie ishte vetëm 13-vjeçe kur u bë baba i një fëmije që e kishte me të dashurën që asokohe ishte 15-vjeçe.
Rrëfimi i Tressa Middleton ka rrëqethur të gjithë, transmeton telegrafi. Vëllai i saj e kishte përdhunuar, dhe si 11-vjeçare kishte mbetur shtatzënë kurse si 12-vjeçare solli në jetë fëmijën. Por ai fëmijë i është dhënë një familje tjetër, kurse prej atij momenti Tressa është bërë e varur nga droga.
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës